Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg

Balili u dënua në 17 tetor 2019 perfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.

12 Dhjetor 2024, 14:44 Nga r.ll
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në
klemend balili

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 10 burg për Klemend Balilin. Treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Balili u dënua në 17 tetor 2019 perfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive i nëpunësve civilë” dhe “pastrim të parave”.

Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.

klemend balili gjykata e larte

Sondazh

Poll