Aktualitet

Vjedhja e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, në 24 dhjetor SPAK do japë pretencën për Aleksandër Lahon

Mësohet se në datë 24 dhjetor, SPAK do të japë pretencën për Lahon, lidhur me skemën e vjedhjes së 45 mijë metër katrorë në Gjirin e Lalzit.

12 Dhjetor 2024, 11:38 Nga ZH.LL
Vjedhja e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, në 24 dhjetor SPAK
rrumi i shijakut

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.

Mësohet se në datë 24 dhjetor, SPAK do të japë pretencën për Lahon, lidhur me skemën e vjedhjes së 45 mijë metër katrorë në Gjirin e Lalzit.

Laho është i akuzuar për veprën penale “korrupsion aktiv”. 

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Irgen Kërçyku i cili në vitin 2017 mbante detyrën e avokatit të shtetit, mori nga Aleksandër Laho një shumë parash prej 900 mijë lekësh, në mënyrë që ai të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor për abuzimin me 45 mijë metër katrorë tokë në Gjirin e Lalzit.

Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës.

Në 26 korrik të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

 

 

aleksander laho rrumi i shijakut

Sondazh

Poll