Aktualitet

VIDEO/ Vodhi nën kërcënimin e thikës një automjet të parkuar pranë një mobilerie, arrestohet 32-vjeçar në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari me iniciale I. L., ka hyrë një mobileri dhë në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti të parkuar në hyrje të mobilerisë.

12 Dhjetor 2024, 10:58 Nga ZH.LL
VIDEO/ Vodhi nën kërcënimin e thikës një automjet
grabitja

TIRANË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi vodhi me dhunë një automjet në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në bulevardin “Bajram Curri”. 

Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari me iniciale I. L., ka hyrë një mobileri dhë në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti të parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti më pas u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.    

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grab”.

Vodhi me dhunë një automjet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirane bajram curri

Sondazh

Poll