Aktualitet

Atentati mafioz në Dobraç/ RENEA dhe SPAK në Shkodër, kryhen kontrolle në banesën e Safet Bajrit, sekuestrohen makina të blinduara

SPAK ka mbledhur disa prova në lidhje me masakrën në Dobraç në 30 tetor ku humbën jetën katër personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

12 Dhjetor 2024, 11:01 Nga r.ll
Atentati mafioz në Dobraç/ RENEA dhe SPAK në Shkodër,
pamje nga atentati

SHKODËR- Forcat RENEA dhe SPAK kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, ku raportohet se kanë kontrolluar banesat e personave me precedentë penale. Kontrollet u kryen në lagjen Dobraç, Kiras, Rrus, Dergut që janë lagje të Shkodrës dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter

SPAK ka mbledhur disa prova në lidhje me masakrën në Dobraç në 30 tetor ku humbën jetën katër personat Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Gjjithashtu janë sekuestruar 5 makina të blinduara, si dhe janë shoqëruar disa persona në polici. Gjithashtu sipas raportimeve, mes banesave të kontrolluara është dhe ajo e Safet Bajrit. Por lidhur me këtoi informacione ende nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme apo policia. 

Atentati në Dobraç

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.  Në automjetin ku ishin viktimat e atentatit ka qenë edhe një person i tretë, i cili u filmua nga persona të rastësishëm, por u zhduk menjëherë pas atentatit. Identiteti i tij është mister, ndërsa ka dyshime të forta se ishte Ibrahim Lici, vëllai i njërit prej viktimave dhe emër i njohur i botës së krimit. 

atentati ne dobrac renea spak

Sondazh

Poll