Politike

Nga interpelanca me Manastirliun te debatet mbi opinionin e Venecias, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare

Gjithashtu pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

12 Dhjetor 2024, 07:53 Nga r.ll
Nga interpelanca me Manastirliun te debatet mbi opinionin e Venecias,
kuvendi

TIRANË- Në Kuvend mbahet sot seanca plenare e radhës. Ashtu si herën  e kaluar edhe kjo seancë pritet të zhvillohet me debate dhe tensione. Në rendin e ditës do të diskutohet pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës.

Sot pritet të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga opozita me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliun për vdekjen e Martin Canit, pranë shkollës "Fan Noli". Gjithashtu pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Projektligji u kërkua nga mazhoranca të futej me procedurë të përshpejtuar.

Nga interpelanca me Manastirliun te debatet mbi opinionin e Venecias,Nga interpelanca me Manastirliun te debatet mbi opinionin e Venecias,

Ndërkohë debate të tjera pritet të zhvillohen edhe lidhur me opinionin e publikuar, dy ditë më parë, nga Komisioni i Venecias për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Opozita dhe mazhoranca patën dy interpretime komplet të ndryshme të këtij opinioni.

Seanca e kaluar u ndërpre me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për shkak një debati të ashpër mes deputetes demokrate Ina Zhupa dhe deputetit socialist, Erion Braçe. 

seance plenare 12 dhjetor 2024

Sondazh

Poll