Art&Argëtim

E trishtuar në ditët e fundvitit, Trejsi Sejdinin e gjen bélaja me pòlicínë, i heqin patentën

30 Dhjetor 2019, 10:04 Nga DOSJA
E trishtuar në ditët e fundvitit, Trejsi Sejdinin e gjen bélaja

ELBASAN– Mesa duket periudha e festave nuk ka nisur mjaft mirë për modelen Trejsi Sejdini.

Me anë të një Instastory ajo ka treguar se është ‘ndéshkuar’ nga pòlìcia duke i hequr patentën.

Me taxi. Kështu ndodh kur ta heqin patentën,”-shkruan Trejsi.

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.

Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të këtij viti bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz trejsi sejdini trejsi sejdini

Sondazh

Poll