Art&Argëtim

Valer Kolnikaj ‘zbërthen’ prapaskenat e ‘Dance’, nuk i ndahet Era Rusit: Tùrp kur merr çmim të pamerituar

30 Dhjetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Valer Kolnikaj ‘zbërthen’ prapaskenat e ‘Dance’,

TIRANË– Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj ka qënë i ftuar në emisionin ‘Thumbon’ ku edhe ka folur për garën në “Dance with me”.

Kolnikaj tregoi se fituesi ishte i stisur dhe se Era Rusi nuk e meritonte që të shpallej fituese por e gjitha u bë pasi ajo u largua pa çmim nga Festivali i 58-të i RTSH.

“I kam thënë edhe Florit në sy të të gjithëve po ta fitosh ti është njësoj sikur ta marr unë. Era ishte pjesë e Festivalit dhe s’u mor vesh sa u vlerësua. Më shkruajti Era dhe më tha: Po ç’pate? Turp të kesh, kaq kisha. Turp është kur merr çmim të pamerituar. Unë i kisha thënë që t’i s’di të kërcesh. Nuk do merrte gjë në Festival dhe i thanë na merr Dance-in ti kënaqu me të. Kur mbaronte kërcimi gjithmonë komplimentohej Era, ndërsa Flori ishte wow. Edhe kupën në fund e ka marrë Era jo Flori i shkretë. Hidhu kërce po ngjeli pa gjë,“-tha Valeri.

Teksa në ekran transmetohej konkursi i ‘Dance’ Valeri postoi një Instastory ku shkruante se fituesi ishte Era Rusi bashkë me Flori Agalliun.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era rusi florian agalliu valer kolnikaj era rusi florian agalliu valer kolnikaj

Sondazh

Poll