Bota

Erdogan bisedë telefonike me Von der Leyen, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Siri

Gjatë bisedës, presidenti Erdogan shprehu besimin se Turqia do të vazhdojë t'i ofrojë mbështetje të fortë popullit sirian në periudhën e ardhshme për të pastruar Sirinë nga elementët terroristë.

10 Dhjetor 2024, 18:28 Nga N.F
Erdogan bisedë telefonike me Von der Leyen, diskutuan rreth zhvillimeve
Von der Leyen dhe Erdogan

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mësohet se gjatë kësaj telefonate është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Siri.

Gjatë bisedës, presidenti Erdogan shprehu besimin se Turqia do të vazhdojë t'i ofrojë mbështetje të fortë popullit sirian në periudhën e ardhshme për të pastruar Sirinë nga elementët terroristë. Presidenti turk theksoi se Siria do të sigurojë unitetin e saj, do të mbrojë integritetin e saj territorial dhe do të sigurojë që të gjithë sirianët me të gjithë elementët e tyre etnikë dhe fetarë të jetojnë në paqe.

Erdogan deklaroi gjithashtu se procesi është krijuar për kthimin e ndershëm, të sigurt dhe vullnetar të sirianëve në vendin e tyre dhe se puna për rindërtimin e Sirisë do ta përshpejtojë këtë kthim.

siri erdogan von der leyen

Sondazh

Poll