Bota

FOTO+VIDEO/ Makina luksoze, armë dhe një foto e nënshkruar nga mbretëresha Elizabeth II, çfarë u gjet në pallatin ku jetonte Bashar Al Assad me familjen e tij?

Videot në platformat e rrjeteve sociale treguan grabitësit duke u larguar me vepra arti, mobilje dhe enë gatimi, ndërsa një armaturë në pallat u gjet e pajisur me automatikë.

10 Dhjetor 2024, 17:56 Nga r.ll
FOTO+VIDEO/ Makina luksoze, armë dhe një foto e nënshkruar nga
pamje nga pallati

SIRI- Të dielën e kaluar në Siri shpërthyen skena kaosi dhe triumfi, teksa forcat rebele mësynë Damaskun dhe hynë në pallatin presidencial të Bashar al-Assad pasi ai u largua nga vendi. Pallati, prej kohësh një simbol i sundimit me grusht të hekurt të Asadit, mbante brenda një flotë automjetesh luksoze, pasuri dhe pajisje ushtarake.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë rebelët duke eksploruar një garazh të mbushur me makina të nivelit të lartë, duke përfshirë Mercedes-Benz, Ferrari, Porsche, Audi dhe disa SUV të blinduara.


Në pallatin Presidencial Al-Rawda, që i ngjante një kështjelle prej guri dhe mermeri, e vendosur në një kodër me pamje nga Damasku, u panë gjithashtu një grup sirianësh që gjuanin në ajër, bënin selfie dhe kërkonin gjëra me vlerë. Videot në platformat e rrjeteve sociale treguan grabitësit duke u larguar me vepra arti, mobilje dhe enë gatimi, ndërsa një armaturë në pallat u gjet e pajisur me automatikë.

Fotografët e Reuters po ashtu kanë fotografuar disa sende të mbajtura nga udhëheqësi sirian, duke përfshirë atë që duket të jetë një foto e nënshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II dhe Princi Phillip.

FOTO+VIDEO/ Makina luksoze, armë dhe një foto e nënshkruar nga

Bashar al-Assad dhe familja e tij janë larguar në Moskë dhe kanë marrë azil atje. Qeveria e tij ra 11 ditë pasi grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) sfidoi më shumë se pesë dekada të sundimit të familjes Assad me një ofensivë të befasishme. Rebelët filluan përparimin e tyre më 27 nëntor, në të njëjtën ditë që u bë një armëpushim në Libanin midis Izraelit dhe anëtarëve të Hezbollahut të gjithë nga Irani.

renia e regjimit ne siri bashar al assad

Sondazh

Poll