Bota

Pas rënies së Bashar al-Assad, Gjermania ndal shqyrtimin e kërkesave të sirianëve për azil

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur të hënën se aplikimet nga më shumë se 47,000 njerëz mbeten në pritje ndërsa Berlini pret për më shumë qartësi mbi situatën në Siri. 

9 Dhjetor 2024, 16:10 Nga E. D
Pas rënies së Bashar al-Assad, Gjermania ndal shqyrtimin e
foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania ka bërë të ditur se ka ndërprerë përpunimin e kërkesave për azil nga sirianët pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assad. Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur të hënën se aplikimet nga më shumë se 47,000 njerëz mbeten në pritje ndërsa Berlini pret për më shumë qartësi mbi situatën në Siri. 

Sipas ministrisë, për momentin, aplikimet siriane do të hidheshin poshtë dhe vendimet e tjera për azilin do të kishin përparësi. Gjithashtu gjermania është pritësi më i madh i refugjatëve sirianë në BE, me afro 1 milion njerëz që ikën nga lufta civile.

Përmbysja e Asadit ka nxitur thirrje nga CDU-ja e qendrës së djathtë për stimuj për t’i inkurajuar ata të kthehen në shtëpi, edhe pse Social Demokratët dhe të Gjelbërit kanë paralajmëruar se është shumë herët për ta shpallur vendin të sigurt.

autoritetet gjermane

Sondazh

Poll