Bota

Dosja “Sky ECC” në Greqi, Europol dorëzon 4500 dosje me 25 mijë mesazhe të personazheve të botës së krimit

Mediat greke raportojnë se pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

9 Dhjetor 2024, 11:52 Nga M.B
Dosja “Sky ECC” në Greqi, Europol dorëzon 4500 dosje me 25
Foto ilustruese

GREQIA- Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke 4500 dosje i ka dorëzuar lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë.

Mediat greke raportojnë se pritet të hidhet dritë mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve.

Në këto 4500 dosje thuhet se janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit. Hetimi është kompleks dhe i gjatë për të cilin u zhvilluan rreth 9 muaj hetime që përfunduan me dhjetëra arrestime pak ditë më parë.

greqia

Sondazh

Poll