Bota

Rutte: Rusia dhe Irani ndajnë përgjegjësinë për krimet kundër popullit sirian!

Ai theksoi gjithashtu nevojën që udhëheqësit rebelë sirianë të mbështesin sundimin e ligjit, të mbrojnë civilët dhe të respektojnë pakicat fetare gjatë tranzicionit.

9 Dhjetor 2024, 15:12 Nga N.F
Rutte: Rusia dhe Irani ndajnë përgjegjësinë për krimet
Rutte

SIRI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri. Rutte bëri thirrje për një tranzicion paqësor të pushtetit dhe një proces politik gjithëpërfshirës në të cilin fjalën e parë do ta kenë sirianët.

“Ky është një moment gëzimi, por edhe pasigurie për popullin e Sirisë dhe rajonit. Shpresojmë për një tranzicion paqësor të pushtetit dhe një proces politik gjithëpërfshirës në të cilin fjalën e parë do ta kenë sirianët”, tha Rutte në një deklaratë.

Ai theksoi gjithashtu nevojën që udhëheqësit rebelë sirianë të mbështesin sundimin e ligjit, të mbrojnë civilët dhe të respektojnë pakicat fetare gjatë tranzicionit. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi Rusinë dhe Iranin, mbështetësit kryesorë të regjimit të rrënuar të Bashar al-Assad, për rolet e tyre në luftë.

Ai tha se Rusia dhe Irani e braktisën Assadin kur nuk u shërbente më interesave të tyre. Rutte shtoi se Moska dhe Teherani ndajnë përgjegjësinë për krimet e kryera kundër popullit sirian.

rutte nato siri

Sondazh

Poll