Politike

Berisha: Pas inaugurimit të Presidenti Trump, do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për heqjen e ‘non gratas’

Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha theksoi se akti i shpalljes non grata të tij do të mbetet në historinë e demokracisë si njollë e zezë për ata që ia vendosën. 

9 Dhjetor 2024, 12:57 Nga I.A
Berisha: Pas inaugurimit të Presidenti Trump, do të bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se pas inagurimit të Presidentit amerikan Donald Trump, do të bëj çdo përpjekje për heqjen e 'non gratas'. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha theksoi se akti i shpalljes non grata të tij do të mbetet në historinë e demokracisë si njollë e zezë për ata që ia vendosën. 

"Siç kam theksuar, i gjithë problemi im, dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës. Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë prej dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do të ngelet, në historinë e demokracisë, si një njollë e zezë për ata që e vendosën. Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll