Aktualitet

Rinisin reshjet e dëborës në vend/ Zbardhet maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë, akset rrugore pa probleme me qarkullimin

Në aksin rrugor Dukat-Llogara ka patur vetëm prezencë të breshërit, ndërsa bëhet me dije se borëpastruesit kanë pastruar rrugën dhe aktualisht është e kalueshme.

9 Dhjetor 2024, 12:58 Nga ZH.LL
Rinisin reshjet e dëborës në vend/ Zbardhet maja e
llogara

LLOGARA- Moti i keq me temperatura të ulëta gjatë orëve të fundit në vend, ka risjellë reshjet e dëborës në disa vende. Raportohet se maja e Çikës në Parkun Kombëtar të Llogarasë është zbardhur nga dëbora gjatë orëve të para mëngjesit të kësaj të hëne.

Në aksin rrugor Dukat-Llogara ka patur vetëm prezencë të breshërit, ndërsa bëhet me dije se borëpastruesit kanë pastruar rrugën dhe aktualisht është e kalueshme.

Qarkullimi i makinave vijon narmalisht, teksa policia rrugore ndodhet në terren në monitorimin e situatës. Megjithatë, policia rrugore ka bërë apel për drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në rrugë. 

 

llogara debore

Sondazh

Poll