Aktualitet

Aksidenti tragjik ku humbi jetën e reja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune/ Makina rëshqiti dhe u përmbys, 27-vjeçarja doli nga mjeti dhe u përplas

Gjithashtu e reja pësoi lëndime kur doli nga makina dhe u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend.

8 Dhjetor 2024, 19:50 Nga E. D
Aksidenti tragjik ku humbi jetën e reja shqiptare, i dashuri po e priste
Adela Xhaferri

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në Breshia të Italisë ku humbi jetën shqiptarja Adela Xhaferri. 27-vjeçarja humbi jetën pasi makina ku ajo ishte pasagjere rëshqiti duke dalë jashtë rrugës.

Gjithashtu e reja pësoi lëndime kur doli nga makina dhe u përplas nga një makinë tjetër që po vinte me shpejtësi duke humbur jetën në vend. Mediat italiane bëjnë të ditur se Adela Xhaferri natën e së premtes së 6 dhjetorit përfundoi turnin e punës në pastiçerinë Dolce Notte në via Lechi të Breshias.

Ndërsa jashtë po e priste i dashuri i saj me makinë. Ai e mori të renë në makinë për ta shoqëruar në shtëpinë e tij në Rovato. Duke dalë nga unaza jugore  e qytetit, në zonën e Travagliato, në kryqëzimin me A-35, makina rëshqiti dhe përfundoi duke u rrotulluar. I dashuri lajmëroi menjëherë urgjencën, mëgjithatë ishte e kotë, pasi e reja kishte humbur jetën. 

adela xhaferri

Sondazh

Poll