Bota

Rihapja e "Notre-Dame"/ Papa Françesku: Një ditë gëzimi, feste dhe lavdërimi

Në një mesazh të lexuar me zë të lartë gjatë ceremonisë së rihapjes, Papa tha se shpreson se "rilindja e kësaj kishe të admirueshme do të përbënte një shenjë profetike të rinovimit të Kishës në Francë".

7 Dhjetor 2024, 20:30 Nga ZH.LL
Rihapja e "Notre-Dame"/ Papa Françesku: Një ditë
Papa

PARIS- Papa Françesku e ka quajtur sot një ditë “gëzimi, feste dhe lavdërimi”.

Papa nuk ka marrë pjesë personalisht në ceremoni, por, në një mesazh të lexuar me zë të lartë gjatë rihapjes, tha se shpreson se "rilindja e kësaj kishe të admirueshme do të përbënte një shenjë profetike të rinovimit të Kishës në Francë".

Katedralja Notre-Dame hapet sot, me kambanat që janë dëgjuar të bien pas gati 5 vitesh.

Më 15 prill 2019, një zjarr i madh shpërtheu në Notre–Dame. Flakët shkatërruan strukturën e çatisë së monumentit dhe më pas u përhapën, duke shkatërruar majën dhe çatitë dhe kornizat e tyre prej druri. Katedralja mesjetare 860-vjeçare, një simbol i Francës dhe Parisit, është restauruar me kujdes, me një majë dhe çati të re, duke rezultuar në një kosto riparimi prej 700 milion €.

papa francesku notre dame

Sondazh

Poll