Politike

Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Më tej Lideri i opozitës tha se Zëri Amerikës parmbrëmë informoi shqiptarët dhe botën se në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. 

7 Dhjetor 2024, 13:52 Nga E. D
Berisha: Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale u shpreh se çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe. Më tej Lideri i opozitës tha se Zëri Amerikës parmbrëmë informoi shqiptarët dhe botën se në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. 

"Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.

I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës. Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll