7 Dhjetor 2024, 16:26
Nga ZH.LL
rebelet
SIRI- Kryengritësit sirianë kanë mbërritur në periferi të Damaskut në kuadrin e një ofensive që po përparon me shpejtësi, gjatë së cilës ata kanë marrë nën kontroll disa nga qytetet më të mëdha të Sirisë, thanë të shtunën aktivistët e opozitës dhe një komandant rebel.
Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës, tha se kryengritësit janë tani aktivë në periferitë e Damaskut, Maadamiyahit, Jaramanës dhe Darayas.
Ai shtoi se luftëtarët e opozitës po marshonin të shtunën edhe nga Siria lindore drejt Harastës, në periferi të Damaskut. Një komandant i kryengritësve, Hassan Abdul-Ghani, postoi në aplikacionin e mesazheve Telegram se forcat opozitare kanë filluar të kryejnë “fazën e fundit” të ofensivës së tyre duke rrethuar Damaskun. Ai shtoi se kryengritësit ishin nisur nga Siria jugore drejt Damaskut.
Ushtria siriane u tërhoq nga pjesa më e madhe e Sirisë jugore të shtunën, duke lënë më shumë zona të vendit, përfshirë dy qendra rajonale nën kontrollin e luftëtarëve të opozitës, tha ushtria dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Largimi i trupave nga provincat Daraa dhe Sweida erdhi pasi ushtria e Sirisë dërgoi një numër të madh përforcimesh për të mbrojtur qytetin qendror kyç të Homsit, i treti më i madh i Sirisë, ndërsa kryengritësit i afroheshin periferisë së tij.
Përparimet e shpejta nga kryengritësit janë një goditje e rëndë dhe e papritur për presidentin e Sirisë Bashar al-Assad, i cili duket se ka mbetur kryesisht pa përkrahje, pasi aleatët e dikurshëm të tij Rusia dhe Irani janë të anagzhuar në konflikte të tjera, respektivisht në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Ofensiva e befasishme filloi më 27 nëntor nën drejtimin e grupit xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, gjatë së cilës persona të armatosur pushtuan qytetin verior të Aleppos, më i madhi i Sirisë, dhe qytetin qendror Hama, qyteti i katërt më i madh i vendit.
Grupi e ka origjinën tek Al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Udhëheqësi i tij Abu Mohammed al-Golani i tha CNN në një intervistë ekskluzive të enjten nga Siria se qëllimi i ofensivës është të përmbysë qeverinë e al-Assadit./ VOA
siri rebelet
Bota
7 Dhjetor 2024, 14:37
E. D
foto ilustruese
REPUBLIKA DOMENIKANE- Republika Domenikane ka sekuestruar 9.5 ton kokainë në një ngarkesë banane. Autoritetet thonë...
Bota
7 Dhjetor 2024, 13:40
E. D
Yoon Suk Yeol
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t'i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u...
Bota
7 Dhjetor 2024, 12:31
E. D
HAGË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthi...
Bota
7 Dhjetor 2024, 12:07
E. D
foto ilustruese
GAZA- Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë të stafit mjekësor,...
Bota
7 Dhjetor 2024, 11:29
E. D
Princi William, Donald Trump
PARIS- Princi William, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së Katedr...
Bota
7 Dhjetor 2024, 11:04
E. D
Vilma Larsson
SUEDI- Shfaqja e fundit e trendit të 'vajzës së butë' në Suedi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur debat...
Bota
7 Dhjetor 2024, 09:10
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me...
Bota
7 Dhjetor 2024, 08:36
r.ll
foto ilustruese
RUMANI- Çdo provë se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet në një shtet të NATO-s do të ek...
Bota
7 Dhjetor 2024, 08:31
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Të nxitura kryesisht nga lufta në Ukrainë, shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare të BE-së...
Bota
7 Dhjetor 2024, 08:16
E. D
Stuhia Darragh
MBRETËRIA E BASHKUAR- Rreth tre milionë njerëz në pjesë të Uellsit dhe Anglisë jugperëndimore u &eu...