Shpalli shtetrrethim, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon i mbijeton shkarkimit nga parlamenti
Yoon Suk Yeol KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t'i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u...
Droga, me vlerë 250 milionë dollarë u gjet në një ngarkesë që mbërriti në Caucedo, porti kryesor detar i vendit, në kryeqytetin Santo Domingo.
REPUBLIKA DOMENIKANE- Republika Domenikane ka sekuestruar 9.5 ton kokainë në një ngarkesë banane. Autoritetet thonë se kjo është kapja më e madhe e drogës në historinë e vendit. Droga, me vlerë 250 milionë dollarë u gjet në një ngarkesë që mbërriti në Caucedo, porti kryesor detar i vendit, në kryeqytetin Santo Domingo. Gjithashtu ngarkesa ishte dërguar nga Guatemala dhe ishte e destinuar për në Belgjikë. Ndërsa dhjetë të dyshuar janë vënë në pranga nga autoritetet.
"Hetimet e hershme tregojnë se një kontejner me banane mbërriti nga Guatemala. Shumë individë të panjohur u përpoqën të transferonin drogën në një kontejner tjetër që do të dërgohej në një anije në Belgjikë," thuhet në njoftim.
Autoritetet e Republikës Domenikane kanë sekuestruar rreth 47 ton drogë deri më tani këtë vit. InSight Crime, një institut që analizon krimin e organizuar, ka thënë se konfiskimet rekord të bëra këtë vit sugjerojnë se Karaibet po rishfaqet si një rrugë kryesore trafikimi nga Kolumbia në Evropë, ku konsumi vlerësohet të jetë më shumë se dyfishuar midis 2011 dhe vitit të kaluar.
"Ndërsa kërkesa rritet, trafikantët po shtojnë përpjekjet për ta përmbushur atë, duke iu kthyer Karaibeve si një kanal ideal për kontrabandën e kokainës në Evropë," tha InSight Crime në një analizë në fund të nëntorit, duke vënë në dukje se qendrat e mëdha të transportit domenikane ofrojnë mundësi të gjera për trafikantët.
Yoon Suk Yeol KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol do t'i mbijetojë shkarkimit pasi një votim kundër tij u...
HAGË- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthi...
foto ilustruese GAZA- Të paktën 29 persona janë vrarë, përfshirë katër pjesëtarë të stafit mjekësor,...
Princi William, Donald Trump PARIS- Princi William, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së Katedr...
Vilma Larsson SUEDI- Shfaqja e fundit e trendit të 'vajzës së butë' në Suedi ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur debat...
foto ilustruese IRAN- Dënime të gjata me burg, gjoba të rënda dhe ndalime udhëtimi. Këto janë ndër dënimet, me...
foto ilustruese RUMANI- Çdo provë se Rusia u përpoq të ndikonte në zgjedhjet në një shtet të NATO-s do të ek...
foto ilustruese UKRAINË- Të nxitura kryesisht nga lufta në Ukrainë, shpenzimet ushtarake të vendeve anëtare të BE-së...
Stuhia Darragh MBRETËRIA E BASHKUAR- Rreth tre milionë njerëz në pjesë të Uellsit dhe Anglisë jugperëndimore u &eu...
lideret e mercosurit dhe von der leyen URUGUAJ- Përveç vendit mikpritës Uruguaj, komuniteti ekonomik Mercosur përfshin Brazilin, ...