Bota

Trump do të takohet me Princin William në Paris përpara përurimit të Notre Dame, diskutojnë marrëdhëniet speciale SHBA-MB

Sipas njoftimi të Kensington Palace William pritet të diskutojë rëndësinë e marrëdhënieve speciale SHBA-MB me Trump.

7 Dhjetor 2024, 11:29 Nga E. D
Trump do të takohet me Princin William në Paris përpara
Princi William, Donald Trump

PARIS- Princi William, i cili do të marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, do të takohet me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoni.  Sipas njoftimi të Kensington Palace William pritet të diskutojë rëndësinë e marrëdhënieve speciale SHBA-MB me Trump. Gjithashtu Princi William do të takohet me Zonjën e Parë në largim Jill Biden, ashtu si edhe Trump.

Udhëtimi në Paris shënon vizitën e parë të William që nga viti 2017 dhe do të jetë takimi i tij i parë me Trump që nga viti 2019. Ndërsa presidenti i zgjedhur, duke bërë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhje, mbërriti në aeroportin Orly në jug të Parisit me një avion privat pak para orës 7 të mëngjesit. 

Diskutimi i William për aleancën SHBA-MB vjen ndërsa Trump ka mbrojtur një politikë të jashtme më izoluese dhe është zotuar të vendosë tarifa mbi tregtinë. Trump gjithashtu do të zhvillojë bisedime me Macron para ceremonisë dhe gjithashtu mund të takohet me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

 

paris donald trump princi william notre dame

Sondazh

Poll