Aktualitet

Përgjimet e Sky ECC zbulojnë pazaret e drogës në Greqi, polici i kërkon trafikantit shqiptar 100 kg marijuanë dhe 10 kg kokainë për "njeriun e tij"

Pemaj konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, duke kontrolluar nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë

7 Dhjetor 2024, 11:58 Nga r.ll
Përgjimet e Sky ECC zbulojnë pazaret e drogës në Greqi,
shqiptari sander pemaj

GREQI- Një ish-oficer i Antidrogës në Athinë, një shqiptar dhe një shtetas grek janë vënë në pranga para një jave nga autoritetet greke pasi akuzohen për trafik droge.

Nga përgjimet në aplikacionin "Sky ECC" që posedon policia greke u zbulua se oficeri grek Ilia T. me 45-vjecarin shqiptar Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt Greqisë. Pemaj konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi, duke kontrolluar nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë. Media greke ka siguruar nga dosja hetimore disa prej bisedave të kryera mes personazheve.

Një shpërndarë drogë i thotë Sandër Pemajt : “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)... E ndërpreu bashkepunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë."

Sandër Pemaj i përgjigjet: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë "vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.

Shpërndarësi: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatua ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”. Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.

Në një tjetër komunikimin në Sky, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë: “Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”. Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njëriu i tij.

sander pemaj pergjimet e sky ecc

Sondazh

Poll