Aktualitet

Kapet me tre kg lëndë narkotike, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Gjithashtu përveç lëndës narkotike, shqiptarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

7 Dhjetor 2024, 10:14 Nga E. D
Kapet me tre kg lëndë narkotike, arrestohet 42-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

ITALI- Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Faenza të Italisë, pasi u kap me tre kilogramë drogë kokainë, hashash dhe marihuanë.

Gjithashtu përveç lëndës narkotike, shqiptarit iu gjetën edhe tre ora, bizhuteri të shumta ari dhe argjendi, me mbishkrime të personalizuara, të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

Arrestimi i tij u krye si pjesë e një operacioni për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së drogës. 42-vjeçari u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të paraqitjes para gjykatës për seancën e vlefshmërisë.

policia italiane

Sondazh

Poll