Aktualitet

Shiste në lokal kánábis në formë çokollate, në pránga 20-vjeçari në Shkodër

29 Dhjetor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Shiste në lokal kánábis në formë çokollate,

SHKODËR– Një 20-vjeçar është árréstuar nga Policia, pasi ishte kapur duke shitur drógë në formë çokollate në një lokal në Shkodër.

I riu me iniciale S. L., ra në prangat e pólícisë pas kontrollit në ambientet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”. Në pjesën e banakut, në raftin e pijeve u gjet një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gramë dhe një peshore elektronike, informojnë uniformat blu.

Gjithashtu edhe një 25 vjeçari i është gjetur në celular një ëeb faqe e cila dyshohet se përdorej për të vënë baste sportive dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi:

Shkodër

Në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe ndiqet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në formë çokollate, Cannabis Sativa.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacionit të marrë në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë çokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe ëeb-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne shkoder shkoder arrestohet i riu ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll