Bota

Greqia i jep shtetësinë aktorit Tom Hanks, presidenti Pavlopoulos firmos aktin për yllin e Hollywood-it

29 Dhjetor 2019, 06:32 Nga DOSJA
Greqia i jep shtetësinë aktorit Tom Hanks, presidenti Pavlopoulos

Aktori i njohur Tom Hanks mund ta konsiderojë zyrtarisht veten “grek”. Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos ka nënshkruar për të një urdhër nderi për natyralizim, gjë që i lejon aktorit 63-vjeçar të aplikojë për të marrë shtetësinë greke.

Hanks shpesh kalon pushimet e tij verore në ishullin Grek të Antiparos pasi gruaja e tij, aktorja dhe producentja Rita Wilson është me prejardhje greke dhe bullgare.

Sipas ligjit Grek, natyralizimi i nderit mund t’u jepet njerëzve “që kanë ofruar shërbime të jashtëzakonshme për vendin ose natyralizimi i të cilëve i shërben interesit publik”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota tom hanks tom hanks merr shtetesine greke tom hanks tom hanks merr shtetesine greke

Sondazh

Poll