Bota

VIDEO/ Përplaset anija në ngushticën e Bosforit, 19 persona në bord, pezullohet lundrimi

28 Dhjetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Përplaset anija në ngushticën e Bosforit, 19 persona

TURQI- Një anije transportuese mallrash është përplasur në brigjet e Stambollit mesditën e sotme, duke bërë që të pezullohet lundrimi në ngushticën e Bosforit. Nga pamjet e filmuara nga një dëshmitar okular shihet momenti kur anija “Songa Iridium”, ka goditur vijën bregdetare pranë Rumelihisari.

Guvernatori i Stambollit ka sqaruar se nga përplasja nuk ka viktima si dhe nuk ka patur raportime për ndotje mjedisore.  Anija “Songra Iridium” kishte 19 persona në bord bashkë me kapitenin.

Anija dërgoi një sinjal emergjence për problemin teknik në orën 12:00, dhe përplasja ndodhi në orën 12:13, sipas raportimeve në media. Ekipet e kërkim-shpëtimit dolën menjëherë në vend-ngjarje, pas përplasjes.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota perplaset anija ne bosfor perplaset anija ne bosfor

Sondazh

Poll