Bota

Mes debatesh, Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare

28 Dhjetor 2019, 12:11 Nga DOSJA
Mes debatesh, Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet

MALI I ZI- Në një debat, i cili vijonte prej disa ditësh dhe nën tensione, parlamenti i Malit të Zi mbrëmjen e djeshme ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare. Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë, njofton INA.

Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjegjësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja,gjatë zbatimit të dokumentit.

Po ashtu ky dokument përfshinë rregullimin normativ dhe zbatimin në praktikë në sferën e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, arsimit në të gjitha nivelet, kulturës dhe traditës, informimit, identitetit kombëtar, individual dhe kolektiv, participimin politik dhe përfaqësimin në organet shtetërore, politiken ekonomike zhvillimore etj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ligji per flamurin shqiptar parlamenti i malit te zi ligji per flamurin shqiptar parlamenti i malit te zi

Sondazh

Poll