Bota

Kaosi politik i shkaktuar në Korean e Jugut nga ligji ushtarak/ Policia nis hetimet për presidentin, ish-ministrit të Mbrojtjes i ndalohet dalja jashtë vendit

Disa raporte të mediave lokale thonë se ishte ministri ai që i kishte sugjeruar Yoon-it idenë e shpalljes së gjendjes ushtarake,një pretendim që u përsërit nga ministri i Brendshëm Lee Sang-min gjatë një konference këtë mëngjes.

5 Dhjetor 2024, 07:59 Nga r.ll
Kaosi politik i shkaktuar në Korean e Jugut nga ligji ushtarak/ Policia nis
presidenti dhe ministri

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut vijon të jetë e trazuar nga kaosi politik i shkaktuar nga vendimi jetëshkurtër i Presidentit Yoon për të thirrur ligjin ushtarak. Lidhur me këtë ministri i Mbrotjes së vendit, Kim Yong-hyun lajmëroi dje se ka dorëzuar dorëheqjen dhe kërkoi popullit falje për çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë sot mediat e huaja raportojnë se policia i ka vendosur ndalim urgjent udhëtimeve të ish-ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, dorëheqja e të cilit u pranua këtë mëngjes nga presidenti Yoon. Disa raporte të mediave lokale thonë se ishte ai që i kishte sugjeruar Yoon-it idenë e shpalljes së gjendjes ushtarake, një pretendim që u përsërit nga ministri i Brendshëm Lee Sang-min gjatë një konference këtë mëngjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia e Koresë së Jugut ka nisur një hetim ndaj presidentit Yoon Suk Yeol për "kryengritje" të dyshuar lidhur me shpalljen e tij të ligjit ushtarak, tha një oficer i lartë policie të enjten. Hetimi thuhet se vjen pasi opozita paraqiti një ankesë kundër Yoon dhe figurave të tjera kyçe të përfshira në ngjarjet e së martës mbrëma.

Kryengritja është një krim që tejkalon imunitetin presidencial dhe mund të dënohet me vdekje. Woo Jong-soo, kreu i Shtabit Kombëtar të Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Policisë, u tha ligjvënësve se çështja është caktuar.

kim yong hyun yoon suk yeol

Sondazh

Poll

Bota 4 Dhjetor 2024, 22:26 E. D

VOA: Bie qeveria në Francë

Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...