Bota

Vdekje tragjike për 12 ushtarë në Vietnam, rrufeja shpërtheu një eksploziv që kishin viktimat me vete

Autoritetet besojnë se një goditje rrufeje gjatë një stuhie të fortë mund të ketë ndezur një eksploziv.

5 Dhjetor 2024, 07:40 Nga N.F
Vdekje tragjike për 12 ushtarë në Vietnam, rrufeja shpërtheu
Foto ilustruese

VIETNAM- Dymbëdhjetë ushtarë kanë mbetur të vrarë në një shpërthim një akademi të forcave të armatosura në Vietnamin e Jugut. Autoritetet besojnë se një goditje rrufeje gjatë një stuhie të fortë mund të ketë ndezur një eksploziv. Shpërthimi ndodhi të hënën në mbrëmje në një poligon qitjeje në provincën Dong Nai, një qendër industriale në pjesën jugore të Vietnamit.

Aksidenti ndodhi një ditë pas fjalimit të ministrit të Mbrojtjes Phan Van Giang që njoftoi hapjen e akademisë.  Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një hetim urgjent për shpërthimin. Aksidentet fatale gjatë stërvitjeve ushtarake janë të rralla në vendin aziatik me një qeveri komuniste.

vitetnam ushtare

Sondazh

Poll

Bota 4 Dhjetor 2024, 22:26 E. D

VOA: Bie qeveria në Francë

Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...