Aktualitet

Banorët e Thumanës do lënë hotelet, ish-deputetja Metaliaj: Shteti po i vrét për së dyti (VD)

28 Dhjetor 2019, 17:26 Nga DOSJA
Banorët e Thumanës do lënë hotelet, ish-deputetja Metaliaj:

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ka akuzuar qeverinë shqiptare se po i vret për së dyti banorët e Thumanës të cilin shumë shpejt do të jenë të detyruar të braktisin hotelet ku janë akomoduar përkohësisht. Në një reagim në rrjetet sociale, Metaliaj ka publikuar disa video ku banorët tregojnë se shumë shpejt do të mbeten në rrugë.

“Banorët e Thumanës apelojnë për ndihmë!
Shteti po i vret per se dyti!
Krim shteteror pas termetit te 26 nentorit!
Qeveria e paaftë dhe e dështuar tashmë sillet në mënyrë kriminale me qytetarët e saj!
Sot përfaqësues nga Bashkia Krujë u kanë kërkuar banorëve të firmosin për të dalë nga ambientet e hotelit ku strehohen dhe të kërkojnë banesa me qera duke ju ofruar vetem 30 mijë lekë të vjetra për frymë.Kjo sjellje kriminale dëshmon edhe njëherë braktisjen e këtyre banorëve duke tentuar ti hedhin në rrugë,pa mbështetje e përkrahje nga shteti i falimentuar i propagandës dhe i hajdutërise!
Ata nuk pranojnë të nënshkruajnë asgjë,dhe sot ata kane refuzuar edhe drekën.
Dëgjoni dëshmitë e tyre!”- shkruan Metaliaj krahas videov.e

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën prej më shumë se një muaj viziton banorët e prekur nga tërmetet. Kryedemokrati Basha ka qenë në Durrës, Shijak dhe në zonën e Krujës, ku ka theksuar problematikat që kanë hasur banorët dhe ndihmat që kanë marrë nga qeveria apo vullnetarët. Basha ka denoncuar shumë raste të familjarëve që ndodhen në çadër prej muajit shtator, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët presin festat në të fothtë dhe pa asnjë ndihmë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindita metaliaj tragjedia e 26 nentorit 2019 lindita metaliaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll