Bota

FOTO/ "Një stinë paqeje dhe drite", Shtëpia e Bardhë gati për festat e fundvitit, ja dekori i përzgjedhur për këtë sezon

Sipas mediave të huaja, dekorimet janë një pasqyrim i asaj që ka rëndësi për familjen Biden, ndërsa ata festojnë sezonin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

4 Dhjetor 2024, 16:12 Nga M.B
FOTO/ "Një stinë paqeje dhe drite", Shtëpia e
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Shtëpia e Bardhë është e zbukuruar për festat e fundviti. Dy ditë më parë, Zonja e Parë Jill Biden i dha kombit amerikan mesazhin e saj të festës nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë dhe falënderoi vullnetarët nga i gjithë vendi që ndihmuan në dekorim.

Tema e dekorimit të festave të këtij viti është "Një stinë paqeje dhe drite". Sipas mediave të huaja, dekorimet janë një pasqyrim i asaj që ka rëndësi për familjen Biden, ndërsa ata festojnë sezonin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Më shumë se 300 vullnetarë qëndruan javën e kaluar duke dekoruar hapësirat publike të Shtëpisë së Bardhë me 83 pemët e saj të Krishtlindjeve me afro 10,000 këmbë fjongo, më shumë se 28,000 zbukurime, mbi 2,200 pëllumba letre dhe rreth 165,000 drita të përdorura në kurora.

shtepia bardhe

Sondazh

Poll