Bota

Aksidenti tragjik me 57 viktima në Tempti/ 21-vjeçari i mbijetuar tranportohet në një spital në Milano, vijon lufta e tij për jetën

Nga aksidenti tragjik humbën jetën 57 persona ndërsa i riu po vijon luftën e tij për jetën. Mësohet se ai është transportuar në një spital në Milano.

4 Dhjetor 2024, 14:25 Nga N.F
Aksidenti tragjik me 57 viktima në Tempti/ 21-vjeçari i mbijetuar
Gerasimos Georgiadis

GREQI- 21-vjeçari, Gerasimos Georgiadis është i vetmi i mbijetuar i vagonit të parë të trenit që u përplas me një tjetër në Tempti. Nga aksidenti tragjik humbën jetën 57 persona ndërsa i riu po vijon luftën e tij për jetën. Mësohet se ai është transportuar në një spital në Milano.

Këtë fakt e ka bërë të ditur babai i Gerasimos, i cili në të njëjtën kohë ka falënderuar të gjithë njerëzit që po luten dhe mbështesin familjen që djali i tij të fitojë luftën për jetën. Ai shtoi se 57 shpirtrat e viktimave kërkojnë drejtësi ndërsa theksoi se djali i tij është një dëshmi e gjallë e kësaj tragjedie. Babai i tij tha se beteja për jetën vazhdon me ndihmën e Zotit dhe mjekëve dhe lutjet e njerëzve që e mbështesin.


“Gerasimos Georgiadis mbërriti më 04.12.24, në mesditë, në spitalin e Milanos për të vazhduar luftën për jetën. Kujtimet e tragjedisë gjallërohen dhe kërkojnë që drita e së vërtetës dhe e drejtësisë të bjerë me bollëk kudo. Askush mbi ligjin. Të 57 shpirtrat kërkojnë drejtësi. Gerasimos është një dëshmi e gjallë... Familja falenderon të gjithë ata që ngushëllojnë dhe ndajnë dhimbjen e tij si dhe agjencitë shtetërore që ndihmojnë luftën e tij. Beteja për jetën vazhdon me ndihmën e Zotit dhe mjekëve dhe lutjet e njerëzve që e mbështesin. Një falenderim i madh, kurrë më një tragjedi e tillë”, tha babai i tij.

gerasimos georgiadis aksidenti tragjik ne tempti

Sondazh

Poll