Bota

"Po i shikojmë zhvillimet nga afër"/ Situata në Korenë e Jugut, Blinken: Çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore

Blinken duke folur në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel, u shpreh se Koreja është një nga partnerët më të afërt të Amerikës.

4 Dhjetor 2024, 15:32 Nga E. D
"Po i shikojmë zhvillimet nga afër"/ Situata në
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken duke folur për situatën në Korenë e Jugut ka mbështetur vendimin e Yoon Suk Yeol për të tërhequr urdhrin e ligjit ushtarak të Koresë së Jugut. Gjithashtu Blinken duke folur në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel, u shpreh se Koreja është një nga partnerët më të afërt të Amerikës.

“Padyshim që po i shikojmë zhvillimet nga afër. Koreja e Jugut është një nga partnerët dhe aleatët tanë më të ngushtë në mbarë botën. Mirëpresim deklaratën e Presidentit Yoon për tërheqjen e urdhrit të ligjit ushtarak. Dhe pati një votim unanim në Asamblenë Kombëtare për të hedhur poshtë vendimin. Sipas gjykimit tonë, çdo mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit. Koreja ka qenë një një histori e jashtëzakonshme suksesi në dekadat e fundit”, tha ai.

antony blinken

Sondazh

Poll