4 Dhjetor 2024, 10:00
Nga N.F
Kryeministri francez, Michel Barnier
FRANCË- Ligjvënësit francezë do ta hedhin në votim të mërkurën një mocion votëbesimi kundër Qeverisë, i cili pritet të kalojë dhe ta zhysë edhe më thellë në krizë politike ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.
Nëse nuk ndodh ndonjë befasi në çastet e fundit, Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, do të bëhet e para që shkarkohet përmes votëbesimit në 60 vjetët e fundit. Në një intervistë televizive të martën, Barnier tha se ende beson se Qeveria e tij mund t;i mbijetojë votëbesimit, i cili pritet të votohet në mbrëmje pas një debati që nisë në orën 16:00.
Por, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), e ka bërë të qartë të mërkurën në mëngjes se do të votojë së bashku me partitë majtiste për ta rrëzuar Qeverinë. Majtistët dhe djathtistët së bashku kanë vota të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë.
E pyetur nëse Tubimi Kombëtar do ta mbështesë votëbesimin, ligjvënësja Laure Lavalette tha për TF1 TV: “Pa dyshim që po”. E pyetur për pasojat katastrofike që i kanë paralajmëruar Barnier dhe ministrat e tij, Lavalette tha: “Nuk ka arsye që kjo të çojë drejt kaosit të madh. Nuk do të shembet gjithçka”.
Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleu, tha për CNews: “Asgjë nuk ka përfunduar deri të votohet, por mund ta shohim se po shkojmë drejt rrëzimit [të Qeverisë]”. Presidenti Emmanuel Macron mund t’i kërkojë Barnierit të qëndrojë si kryeministër në detyrë derisa ta gjejë një kryeministër të ri, gjë që mund të ndodhë vetëm vitin e ardhshëm. Kriza politike mund t’i dëmtojë bizneset, konsumatorët dhe taksapaguesit, thanë ekspertët dhe ekonomistët për Reuters./ REL
michel barnier france
Bota
4 Dhjetor 2024, 09:46
N.F
Didier Reyders
BELGJIKË- Ish-komisioneri evropian dhe ish-ministri i belg, Didier Reyders së fundmi është marrë në pyetje pas...
Bota
4 Dhjetor 2024, 09:16
N.F
Mbetje të anijes
KENIA- Një anije e mbytur është gjetur në brigjet e Kenias ndërsa studiuesit dyshojnë se mund t&eu...
Bota
4 Dhjetor 2024, 08:59
N.F
Balena
ZELANDA E RE- Një nga balenat më të rralla në botë është gjetur nga një grup shkencëtarës të ...
Bota
4 Dhjetor 2024, 09:10
r.ll
foto ilustruese
SEUL- Partitë opozitare të Koresë së Jugut e dorëzuan të mërkurën një mocion për shkarkim...
Bota
4 Dhjetor 2024, 08:43
N.F
Foto ilustruese
FINLANDË- Prerja e dy kabllove me fibra optike me bazë tokësore në Finlandë të hënën...
Bota
4 Dhjetor 2024, 08:28
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Një burrë që ishte dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze nëntë vje&cc...
Bota
4 Dhjetor 2024, 08:10
N.F
Foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- 303 është numri i personave të ekzekutuar në vitin 2024 në Arabinë Saudite, sipas nj&eum...
Bota
4 Dhjetor 2024, 08:19
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje n...
Bota
4 Dhjetor 2024, 07:55
N.F
Statujat
ITALI- Statuja të lashta, monedha, bizhuteri nga koha romake dhe etruske janë zbuluar në San Cassiano dei Bani në Toskanë...
Bota
4 Dhjetor 2024, 07:47
r.ll
foto ilustruese
SIRI- Lufta shkatërruese 13-vjeçare civile në Siri, për vite të tëra ka qenë e fjetur. Por, një o...