Bota

Nuk ishte sabotazh, dy kabllot me fibra optike në Finlandë u prenë gjatë punimeve

Policia finlandeze konfirmoi se nuk kishte asnjë dyshim për shkelje kriminale në të dyja rastet, me dëmin e shkaktuar nga punimet e gërmimit. Ata shtuan se nuk do të kryejnë hetim penal.

4 Dhjetor 2024, 08:43 Nga N.F
Nuk ishte sabotazh, dy kabllot me fibra optike në Finlandë u
Foto ilustruese

FINLANDË- Prerja e dy kabllove me fibra optike me bazë tokësore në Finlandë të hënën duket se është bërë në mënyrë aksidentale. Autoritetet finlandeze sqaruan se kabllot janë prerë gjatë punimeve duke hedhur poshte dyshimet për sabotazh.

“Dy kabllot duket se janë prerë gjatë punimeve në ndërtim. Pra, kjo është një dukuri normale”, tha në një deklaratë Agjencia Finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit. Policia finlandeze konfirmoi se nuk kishte asnjë dyshim për shkelje kriminale në të dyja rastet, me dëmin e shkaktuar nga punimet e gërmimit. Ata shtuan se nuk do të kryejnë hetim penal.

Grupi i telekomunikacionit "GlobalConnect" tha se dy kabllo me fibër optike në një infrastrukturë që lidh Finlandën me Suedinë u këputën të hënën, duke shkaktuar dëme të rënda. Dy kabllot janë riparuar, sipas Agjencisë Finlandeze të Transportit dhe Komunikacionit.

finlande kabllo

Sondazh

Poll