Aktualitet

Lëvizte me makinë i armatosur, në kërkim Adrea Korriku, dyshohet se do kryente ngjarje kriminale

Ndërkohë gjatë kontrollit në mjetin e 21-vjeçarit policia ka gjetur një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin tip “Benz”. 

3 Dhjetor 2024, 15:37 Nga E. D

Lëvizte me makinë i armatosur, në kërkim Adrea Korriku,

KURBIN- Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se Adrea Korriku do të kryente një ngjarje kriminale. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se i riu po qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri. Po ashtu 21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë gjatë kontrollit në mjetin e 21-vjeçarit policia ka gjetur një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin tip “Benz”. 

Njoftimi i Policisë:

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri dhe dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua kur pa shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici) po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit. Gjatë kontrolleve për lokalizimin e këtij shtetasi, në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë lokalizimi i automjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar.

21-vjeçari, sapo ka parë Policinë, ka braktisur mjetin në distancë dhe është larguar me shpejtësi. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Kurbin dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

adrea korriku

Sondazh

Poll