Aktualitet

U akuzuan për korrupsion me notën/ Lirohen nga burgu 6 pedagogët e Universitetit të Elbasanit, pritet të kthehen në detyrë

 Pedagogët janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj dhe Edlira Gugu.

3 Dhjetor 2024, 13:54 Nga r.ll
U akuzuan për korrupsion me notën/ Lirohen nga burgu 6 pedagogët
universiteti i elbasanit

TIRANË- Janë liruar nga masa e sigurisë gjashtë pedagogët e Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", të cilët u arrestuan më 1 nëntor nën akuzën e korrupsionit me notën. Pedagogët pritet po ashtu të kthehen në detyrë, pasi Gjykata e Posaçme vendosi të heqë masën "pezullim nga detyra" . Pedagogët janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Monika Hodaj dhe Edlira Gugu.

Nga ana tjetër nën masën "arrest në burg" vijon të jetë Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit dhe bashkëshortja e tij po ashgtu vazhdon të jetë e pezulluar nga detyra.

GJKKO nga ana tjetër ka paraqitur moskompetencën duke e kthyer çështjen sërish në gjykatën e Elbasanit. Kjo e fundit ia kishte kaluar çështjen SPAK pasi shuma e parave në këtë aferë kalonte 500 euro. Bëhet me dije se do të jetë Gjykata e Lartë, e cila do të vlerësoje gjykatën që do të ketë kompetencë të këtij procesi. 

universiteti i elbasanit

Sondazh

Poll