3 Dhjetor 2024, 12:10
Nga N.F
Të dhënat
TIRANË- Më shumë se një vit pas daljes nga lista gri, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj në Indeksin e Bazelit publikuar këtë të martë. Një vit më parë vendi ynë renditej në vendin e 93 teksa këtë vit i 128-i. (Kujtojmë që renditja fillon nga vlera më e lartë e pikëve për vendet me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave). Ky përmirësim shihet edhe në pikëzimin e grumbulluar nga Shqipëria në vitin 2024 është në fakt më i ulët se viti 2023.
Konkretisht Shqipëria grumbulloi një pikëzim 4.35 pikë. Vendi me rrezikun më të lartë të pastrimit të parave sipas indeksit është Myanmar me 8.17 teksa ai me rrezikun më të ulët San Marino me 2.96. Konkretisht Mali i Zi renditet në vendin e 136 duke pasur një rrezik më të ulët se Shqipëria, Maqedonia e Veriut në vendin e 134 gjithashtu më mirë se vendi ynë, Serbia renditet ndër vendet me rrezikun më të lartë në rajon duke u pozicionuar në vendin e 98, kurse Kroacia në vendin e 119.
Indeksi i Bazelit AML përdor një metodologji bazuar në 18 tregues nga burime të aksesueshëm publikisht dhe të rëndësishme për vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave në nivel vendi. Ato kategorizohen në pesë fusha në përputhje me faktorët kryesorë që konsiderohen se kontribuojnë në një rrezik të lartë:
– Hapësirat që mund të gjenden në kuadrin ligjor
– Korrupsioni dhe ryshfeti
– Transparenca dhe standardet e varfra financiare
– Transparenca dhe përgjegjshmëria e varfër publike
– Sundimi i dobët i ligjit dhe të drejtat politike
Shqipëria doli në tetor 2023 nga lista gri e pastrimit të parave ku hyri në vitin 2020 pas disa dobësive që u konstatuan nga ana e institucioneve ndërkombëtare të cilat bënë një seri sugjerimesh të lidhura me korrigjime ligjore si dhe hallka që duhet të përmirësonin sistemet monitoruese. Ndër vite u miratuan një sërë aktesh ligjore të lidhura me uljen e rrezikut të pastrimit të parave dhe rritjen e transparencës. Myanmar është renditur si juridiksioni me rrezikun më të lartë në botë për pastrimin e parave në Indeksin e Bazelit.
Haiti dhe Republika Demokratike e Kongos ishin pas saj në vendin e dytë dhe të tretë, të fundit respektivisht, ndërsa shtetet afrikane duke përfshirë Gabonin dhe Guinea-Bissau përbënin pjesën më të madhe të 10-shes së fundit. Në anën tjetër të shkallës, San Marino u rendit si vendi me rrezikun më të ulët të pastrimit të parave.
Vendet europiane, duke përfshirë Islandën dhe Finlandën në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht, përbënin pjesën më të madhe të 10 juridiksioneve më të mira. Izraeli u rendit i 15-ti, Australia e 17-ta, Mbretëria e Bashkuar ishte e 25-ta dhe Shtetet e Bashkuara në vendin e 63. Në përgjithësi, raporti thotë se që nga viti 2013, ka pasur një përmirësim prej 12% në përputhshmërinë teknike me rekomandimet e FATF (Task Forca e Veprimit Financiar).
Megjithatë, ai shtoi se efektiviteti mesatar i masave të AML (Kundër pastrimit të parave) në nivel global mbetet i ulët në 28%. Efektiviteti i hetimeve, ndjekjeve penale dhe sanksioneve ishte veçanërisht i dobët, duke shënuar rezultatin më të ulët prej vetëm 20%./ Monitor
pastrim parash indeksi i bazelit shq
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 11:17
N.F
Viktima dhe nëna e saj
GREQI- Dy vite pas aksidentit tragjik në Selanik ku humbi jetën 21-vjeçarja greke, Ema Kariotakit, prindë...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 10:46
N.F
Arrestimi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka dalë më detaje të reja në lidhje me vënien e tritolit në shtëpinë...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 10:37
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit n...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 10:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Lidhur me vdekjen e 63-vjeçarit Arben Tafaj në orët e para të ditës së sotme në...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 09:26
r.ll
pajtim dhe sabrina krasniqi
FLORIDA- Një krim i rëndë ka tronditur një familje shqiptare javën e kaluar në Florida të S...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 09:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin për 25 të pandehurit të cilit merrnin...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 09:10
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, Julian Gjoshi ka dëshmuar sot në polici lidhur me ngjarjen....
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët si dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit pritet ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga...