3 Dhjetor 2024, 09:26
Nga r.ll
pajtim dhe sabrina krasniqi
FLORIDA- Një krim i rëndë ka tronditur një familje shqiptare javën e kaluar në Florida të SHBA-së. Sabrina Krasniqi, 27-vjeç qëlloi për vdekje me armë zjarri bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqin, 34 vjeç dhe më pas vrau dhe veten. Ndërkohë po vijojnë të zbardhen detaje të reja lidhur me arsyet që sollën krimin e rëndë. Vëllai i 34-vjeçarit, Arben Krasniqi është shprehur se gjithçka ka ndodhur sepse Sabrina e tradhëtoi Pajtimin dhe se ajo kishte frikë divorcin pasi të merrej vesh kjo tradhti.
"Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim. Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte pabesi nga ana e saj. Ajo erdhi në një pikë që e rëndonte faji që thjesht nuk mund ta përballonte. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Kështu, vendosi të merrte jetën e saj dhe vendosi t'i merrte jetën vëllait tim.",është shprehur 43-vjeçari për mediat amerikane.
Fqinjët u thanë policëve se ata kishin dëgjuar debate dhe zënka të ashpra që vinin nga apartamenti i çiftit Krasniqi, rreth një javë para vrasjes. Banorët tha se ata të dy shihenin shpesh duke debatuar në ballkon dhe brenda apartamentit.
Arben Krasniqi tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, punonte dhe merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha. Ai ka treguar se familja po e vuan shumë ikjen e Pajtimit, që ishte plot jetë, ashtu si e përshkruajnë motrat e tij Albana dhe Ardiana. Familjarët e viktimës kanë treguar se i riu ishte aksidentuar para disa kohësh me motor dhe se kishte kryer 16 operacione, që doktorët mos të detyrohenin t'i prisnin këmbën nga pasojat që la askidenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të 27 nëntorit, ku çifti u gjetën të vdekur në ballkonin e tyre. Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin "ShotSpotter" kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë. Pas hetimeve u zbulua se Sabrina e cila kishte punuar si modele, kishte qëlluar disa herë bashkëshortin dhe më pas veten.
sabrina krasniqi pajtim krasniqi vrasja ne shba
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 09:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ditën e sotme ka marrë vendimin për 25 të pandehurit të cilit merrnin...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 09:10
r.ll
autori dhe viktima
TIRANË- Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, Julian Gjoshi ka dëshmuar sot në polici lidhur me ngjarjen....
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan: "Pas sulmit me bombë në kanalin në veri të...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Afati për shqyrtimin e aplikimeve për ish-pronarët si dhe kohëzgjatja e fondit të kompensimit pritet ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një sërë biznesesh në Tiranë ngrenë shqetësimin se bllokimi i llogarive nga...
Aktualitet
3 Dhjetor 2024, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjav&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 22:50
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetime e SPAK ndaj tij, për të cilat tha se kanë ardhur si pasojë e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 22:04
ZH.LL
autori i vjedhjes
DURRËS- Një 41-vjeçar, i dyshuar për vjedhje është arrestuar sot nga policia e Durrësit. Sipas njoft...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 22:05
M.B
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për hetimin e SPAK ndaj tij. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 21:46
ZH.LL
Vjosa
VLORË- BBC i ka kushtuar një shkrim të detajuar një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës, Vjos&eum...