Bota

Do dorëzoheshin në tregun e Krishtlindjeve në York, hajdutët në Angli vjedhin furgon me 2500 kekë të kuzhinierit Michelin

Mësohet se disa hajdutë kanë vjedhur një furgon me 2,500 kekë, me vlerë rreth 25,000 £. Kuzhinieri me yll Michelin, Tommy Banks, tha të hënën se kekët ishin ngarkuar dhe gati për t'u dorëzuar në tregun e Krishtlindjeve në York kur furgoni u vodh.

3 Dhjetor 2024, 13:39 Nga N.F
Do dorëzoheshin në tregun e Krishtlindjeve në York, hajdutët
Foto ilustruese

ANGLI- Raste të shumta vjedhjeje dëgjojmë çdo ditë por si një grabitje që ka ndodhur në Angli nuk dëgjohet shpesh. Mësohet se disa hajdutë kanë vjedhur një furgon me 2,500 kekë, me vlerë rreth 25,000 £. Kuzhinieri me yll Michelin, Tommy Banks, tha të hënën se kekët ishin ngarkuar dhe gati për t'u dorëzuar në tregun e Krishtlindjeve në York kur furgoni u vodh.

“Ne na kanë grabitur”, tha Banks në një video të postuar në Instagram. Shefi zotëron pijetoren me yll Michelin, The Black Sëan në Oldstead, si dhe biznese të tjera ushqimore në Anglinë veriore. Më pas ai iu drejtua hajdutëve drejtpërdrejt në rast se ata shikonin videon.


“Nuk mund të bësh asgjë me këto kekë, sepse mbi to është shkruar emri im,” tha ai, përpara se t'u kërkonte ta linin ushqimin diku, si në një qendër komunitare.

“E di që je kriminel, por ndoshta bëj diçka të mirë sepse janë Krishtlindje dhe ndoshta mund të ushqejmë disa mijëra njerëz me këto kekë që ke vjedhur. Bëj gjënë e duhur”, shtoi Banks.

Policia e North Yorkshire tha se ishte informuar për vjedhjen dhe i kërkoi kujtdo që kishte informacion ti kontaktonte.

vjedhje ne angli

Sondazh

Poll