Bota

Nuk i shitën një shishe alkool/ 21-vjeçarja braziliane futet brenda dyqanit me makinë, plagosen dy punonjës (VIDEO)

Samia Sa kishte vizituar pak para ngjarjes dyqanin e pijeve alkoolike dhe humbi durimin, kur mësoi se nuk mund të blejë një shishe alkool pasi ato shiteshin vetëm me shumicë.

3 Dhjetor 2024, 08:31 Nga N.F
Nuk i shitën një shishe alkool/ 21-vjeçarja braziliane futet
Pamje nga vendi i ngjarjes

BRAZIL- Një 21-vjeçare nga Brazili po ballafaqohet me akuzat për tentativë vrasjeje pasi u fut brenda një dyqani me makinën e saj. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur dy persona. Samia Sa kishte vizituar pak para ngjarjes dyqanin e pijeve alkoolike dhe humbi durimin, kur mësoi se nuk mund të blejë një shishe alkool pasi ato shiteshin vetëm me shumicë.


Një video amatore e siguruar nga mediat braziliane, shfaqin Sa që futet në makinë dhe niset me shpejtësi në drejtim të lokalit. Siç shihet edhe nga pamjet makina futet brenda dyqanit duke goditur kasën ku ndodheshin disa pnonjës. Pas ngjarjes një punonjës hap mjetin e 21-vjeçares dhe konfliktohet me të. Për fat të mirë, policia është shfaqur shpejtë në vendin e ngjarjes duke arrestuar brazilianen që tani akuzohet për tentativë vrasje. 

brazil plagosje

Sondazh

Poll