Bota

Mobilizohet Parisi për ceremoninë e rihapjes së katedrales "Notre Dame", 6 mijë forca policie do të garantojnë sigurinë gjatë eventit

Katedralja gotike ka rilindur nga hiri i saj pas një zjarri shkatërrues falë një projekti restaurues prej 700 milionë eurosh.

3 Dhjetor 2024, 08:45 Nga N.F
Mobilizohet Parisi për ceremoninë e rihapjes së katedrales
Notre Dame

FRANCË- Forca të shumta policie dhe xhandarmërie do te jënë në krye të deytës të shtunën e 7 dhjetorit ku do të mbahet ceremonia e rihapjes së Katedrales së Parisit. Mësohet se 6000 anëtarësh policie dhe xhandarmërie do të garantojnë sigurinë e ceremonisë të rihapjes së Katedrales Notre Dame, ku pritet të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish.

Gjatë një konference për shtyp, shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunies njoftoi se 6,000 njerëz (polici, xhandarë) do të vendosen gjatë dy ditëve, një mobilizim i ngjashëm me ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në fund të korrikut. Katedralja gotike ka rilindur nga hiri i saj pas një zjarri shkatërrues falë një projekti restaurues prej 700 milionë eurosh.

"Kisha është madje më e bukur se më parë”, tha Emmanuel Macron në deklaratat e tij për mediat franceze, pak ditë para rihapjes së saj.

Shkatërrimi i monumentit të trashëgimisë franceze ndodhi mbrëmjen e 15 prillit 2019, kur çatia e katedrales u përfshi nga flakët. Zjarri kishte përfshirë majën dhe gati sa nuk rrëzoi kambanoret kryesore. Në të gjithë botën, njerëzit panë të tmerruar teksa digjej ndërtesa mesjetare. Çatia u shemb por kambanoret dhe fasada u shpëtuan. Edhe sot, pesë vjet më vonë, mbetet e panjohur se çfarë e shkaktoi saktësisht zjarrin. Autoritetet franceze vlerësuan se shkaku mund të jetë një defekt elektrik ose një cigare e ndezur.

notre dame paris

Sondazh

Poll