Bota

Belgjika shpallet fajtore/ Gjykata e apeli dënon shtetin europian për krime kundër njerëzimit: Morën me forcë 5 vajza të vogla

Në një vendim të shumëpritur të lëshuar të hënën, gjykata e apelit tha se pesë gra, të lindura në Kongon të cilat tani janë në të 70-tat e tyre, kanë qenë viktima të “rrëmbimit sistematik” nga shteti. 

2 Dhjetor 2024, 22:03 Nga E. D
Belgjika shpallet fajtore/ Gjykata e apeli dënon shtetin europian për
Gratë

BELGJIKË- Shteti belg është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit për largimin me forcë të pesë fëmijëve të racës së përzier nga nënat e tyre në kolonitë kongoleze. Në një vendim të shumëpritur të lëshuar të hënën, gjykata e apelit tha se pesë gra, të lindura në Kongon të cilat tani janë në të 70-tat e tyre, kanë qenë viktima të “rrëmbimit sistematik” nga shteti. Sipas gjykatës ato u morën me forcë nga nënat e tyre kur ishin të fëmijë dhe u dërguan në institucionet katolike për shkak të origjinës së tyre të përzier.

“Kjo është një fitore dhe një gjykim historik. Është hera e parë në Belgjikë dhe ndoshta në Europë që një gjykatë dënon shtetin kolonial belg për krime kundër njerëzimit”, tha Michèle Hirsch, një nga avokatet e grave.

Monique Bitu Bingi, e cila u largua nga nëna e saj në moshën tre-vjeçare, tha për The Guardian se drejtësia ishte vënë në vend.

“Jam e lehtësuar. Gjyqtarët e kanë pranuar se ky ishte një krim kundër njerëzimit”, tha ajo. 

Ajo mori lajmin për gjykimin së bashku me katër gra të tjera që e sollën çështjen në zyrën e avokatit të tyre.

Të pestat kanë lindur nga nëna kongoleze dhe baballarë evropianë, duke i vënë ata në pikëpyetje të shtetit kolonial belg që i konsideronte fëmijët e racave të përziera një kërcënim për njerzit me ngjyrë të bardhë. Ata u hoqën me forcë nga nënat e tyre kongoleze midis viteve 1948 dhe 1953, si fëmijë të vegjël dhe u dërguan në një mision katolik në provincën jugore qendrore të Kasaï në Kongon Belgjike, shumë kilometra larg fshatrave të tyre të lindjes.

Duke anuluar një vendim të mëparshëm, gjykata e apelit tha se largimi i tyre me forcë ishte një akt çnjerëzor dhe persekutim që përbën një krim kundër njerëzimit në përputhje me statutin e gjykatës së Nurembergut, të njohur nga asambleja e përgjithshme e OKB-së në 1946.

gjykata belge

Sondazh

Poll