2 Dhjetor 2024, 17:35
Nga ZH.LL
Pirro Vengu
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë, ku ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka prezantuar disa nga aspektet kryesore.
Ministri Vengu tha se përmes këtij projektligji synohet rritje për forcat e armatosura, teksa foli me shifra duke zbuluar se aktualisht në vendin tonë janë vetëm 6500 prej tyre të mobilizueshme.
“Maksimali për forcat e armatosura duhet të jetë 12 mijë të rekrutuar dhe nga këto 10 mijë duhet të jenë të mobilizueshme, aktualisht ne kemi vetëm 6500 prej tyre të mobilizueshme, dhe përmes këtij projektligji synojmë të rrisim këtë forcë”, tha Vengu.
Gjatë fjalës së tij, Vengu ka shtuar se po synojnë të kapin një standart ku në vitin 2030 të ketë 2100 rezervistë.
"Në vitin 2030 synojmë të kemi 2100 forca rezerviste në total. Synojmë të kapim standardin ku forcat rezerviste të përbëjnë 20% të forcave aktive", theksoi ministri.
Sa i përket kostos, ministri tha se për të arritur objektivin e 2030-ës, për çdo vit do të ketë shtesa.
“Kosto fillestare për vitin 2025 parashikohet për aktivizimin e një kompanie me 125 vetë dhe është e vlerësuar të arrijë në masën 155.7 milionë lekë që është e reflektuar në plan-buxhetin 2025, dhe për çdo vit kemi shtesa për të arritur në objektivin e 2030-ës me katër kompani me nga 475 veta secila”, tha Pirro Vëngu, ministër i Mbrojtjes.
Në lidhje me pagesën e rezervistëve, teksa iu përgjigj pakënaqësisë së deputetëve, Vengu tha se rezirvisti paguhet vetëm për ditën në shërbim dhe se paga përfshin gjithçka, nga pajisjet personale deri te karburanti.
“I bie 10 mijë euro në vit për person. Edhe çik më shumë. 1 mijë në muaj për një rezervist që do shërbejë për maksimalisht 40 ditë”, tha deputeti Dashamir Shehi.
“Po, kosto është rreth 1000 euro pasi përshihen nga uniforma te pajisjet personale, bashkë me rrogën dhe pagesat e ushqimit dhe karburantit. Do ti paguajmë rezervistët për sa kohë do të jenë të angazhuar, dhe jo për gjithë vitin. Pra aq sa ditë do angazhohen do paguhen.”, tha Vëngu.
Vengu theksoi se kohëzgjatja e shërbimit si rezervist zgjat 14-45 ditë në vit, por afati mund të jetë më i gjatë nëse kërkohen shërbime specifike. Ndërsa duke u ndalur te mosha maksimale për t’u përfshirë në forcën rezerviste ministri ka zbuluar se maksimumi është 60 vjeç.
“Kohëzgjatja e shërbimit rezervistë do të jetë nga 14-45 ditë në vit, afati mund të jetë më i gjatë nëse do të kërkohen shërbime specifike, apo nëse do të shkojnë në misione", tha Vengu.
“Për t’u përfshirë në forcën rezerviste, të gjithë shtetasit që nuk janë të dënuar me burg, me vendim të formës së prerë, dhe nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç për ushtar të thjeshtë, 55 vjeç për nënoficer dhe 60 vjeç mosha maksimale për oficer”, ka theksuar ministri.
ministri mbrojtjes pirro vengu komisioni ekonomise
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë ko...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:33
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për zhvillimet ...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:25
M.B
Adea Pirdeni
TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipëris&eu...
Politike
2 Dhjetor 2024, 16:34
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa për SPAK-un në Kuvend, ku po zhvillohet takimi i Komisio...
Politike
2 Dhjetor 2024, 16:16
M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka deklaruar se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Kor...
Politike
2 Dhjetor 2024, 16:01
ZH.LL
Kurti dhe Vucic
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 3 dhjetor do t&eu...
Politike
2 Dhjetor 2024, 15:35
ZH.LL
takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një takim liderët e QUINT-it. Me ftesë të kryeminist...
Politike
2 Dhjetor 2024, 15:38
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti duke folur sot për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit tha ...
Politike
2 Dhjetor 2024, 15:34
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e pa...
Politike
2 Dhjetor 2024, 14:47
r.ll
belinda balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njëkohësisht zëvendëskryeministre ka...