Aktualitet

"Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar!" Dumani: Zyrtarë të lartë, lidhje me krimin e organizuar! Kemi sekuestruar 150 mln euro asete

Dumani tha se data e krijimit të SPAK deri tani janë sekuestruar një total prej 150 mln euro asete. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar që zyrtarë të lartë kanë lidhje me krimin organizuar. 

2 Dhjetor 2024, 16:39 Nga M.B
"Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku i shpreh se një nga shtyllat e suksesit për institucionin që ai ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Dumani tha se data e krijimit të SPAK deri tani janë sekuestruar një total prej 150 mln euro asete. Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar që zyrtarë të lartë kanë lidhje me krimin organizuar. 

“Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk deri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.

Një shtyllë e suksesit të SPAK ka qenë bashkëpunimi ndërkombëtar. Në të gjitha hetimet tona ku në fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e grupeve të krimit të organizuar. SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin dhe ka nevojë për bashkëpunim. I kemi bërë thirrje dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim”, tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll