Aktualitet

EMRI/ Anëtar i grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati

Gjithashtu 32-vjeçari është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe.

2 Dhjetor 2024, 15:47 Nga E. D
EMRI/ Anëtar i grupit të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Greqia
foto ilustruese

GREQI- Një 32-vjeçar është ekstarduar nga Greqia në Shqipëri. Mësohet se Robert Gjika në vitin 2024, i është caktuar nga GjKKO-ja masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu 32-vjeçari është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe.

Njoftimi:

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan: nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Robert. Gjika., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;

robert gjika

Sondazh

Poll