Aktualitet

Gjetja e makinës së autorit të dyshuar të vrasjes në Ndroq, Policia: Nuk kemi konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm

Në njoftim Policia thotë se automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur.

2 Dhjetor 2024, 15:21 Nga M.B
Gjetja e makinës së autorit të dyshuar të vrasjes në
Autori dhe viktima

TIRANA- Policia ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me raportimin për gjetjen e makinës në zonën e Shkëmbit të Kavajës që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së Alfred Dedjas. Në njoftim Policia thotë se automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur.

Po ashtu Policia shton se gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Në njoftim thuhet se automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.

vrasja ne ndroq

Sondazh

Poll