2 Dhjetor 2024, 13:21
Nga N.F
Droga
BELGJIKË- Autoritetet belge kanë vënë në pranga 6 shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimI ndaj një organizate që merret me importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike përmes portit të Antwerpen. Hetimi mësohet se nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që do të importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat nëpërmjet portit të Antwerpen.
Gjatë hetimit të gjerë nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) Antwerp, dolën elemente se në godinën në fjalë ishte aktive një lavanderi kokaine, ku edhe kokaina do të rishtypej dhe paketohej. Pasi droga ishte gati, kokaina tregtohej më tej në të gjithë Evropën.
Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antëerpen, Kristof Aerts tha se janë kryer 5 kontrolle në Antwerp, Berchem dhe Borgerhout. Sipas tij gjatë kontrolleve u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Më tej bëhet me dije se të arrestuarit janë të moshave nga 22 deri në 57 vjeç. Ata janë marrë në pyetje dhe janë dërguar në burg ku do të dalin të martën para gjykatës.
“Me udhëzimin e gjyqtarit hetues, janë kryer 5 kontrolle në Antwerp, Berchem dhe Borgerhout. Gjatë kontrollit në Somersstraat, pranë Stacionit Qendror, u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Gjashtë burra të moshave 22 deri në 57 vjeç u sollën para gjykatësit hetues pas marrjes në pyetje. Të gjashtë u arrestuan dhe u dërguan në burg.” Të dyshuarit do të dalin para gjykatës të martën. Ndërkohë vijon hetimi gjyqësor," tha Aerts.
droge arrestohen shqiptaret ne belgjike
kokaina3
kokaina2
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 13:00
N.F
Shqiptari dhe viktima
GREQI- Ditën e sotme 46-vjeçari shqiptar që vrau mëngjesin e së dielës pas një sherri grua...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 13:08
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. SPAK i ka caktuar Hoxhës mas&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 13:05
I.A
Julian Gjoshi
KAVAJË- Makina e autorit të vrasjes së Alfred Dedjas dje në Ndroq në Tiranës është gjetur d...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 12:47
N.F
Aksidenti
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në afërsi të v...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 12:18
I.A
Mirlinda Karcanaj
TIRANË- Një bashkim prej katër kompanish, të udhëhequra nga Soft & Solution është shpallur fituesj...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 12:05
N.F
Autori Julian Dedja
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Alfred Dedjas i cili u ekzekutua pasditen e djeshme n&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 11:51
r.ll
TIRANË- Ditën e sotme para Kryeministrisë po zhvillohet një protestë nga aktivistët që kundërshtojnë marrëve...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 11:53
N.F
Foto ilustruese
MURIQAN- Autoritetet doganore malazeze kanë vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar &eum...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 10:42
r.ll
zyra dhe makina e djegur
KUMANOVË- Disa raste zjarrvëniesh të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të më...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 10:28
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Arresti...