Art&Argëtim

Një tjetër padi ngrihet ndaj Diddy, reperi akuzohet se ka kërcënuar një grua se do ta hidhte nga ballkoni

2 Dhjetor 2024, 09:08 Nga r.ll
Një tjetër padi ngrihet ndaj Diddy, reperi akuzohet se ka
diddy

SHBA- Reperi Diddy po përballet me një padi të re për kërcënime ndaj një gruaje. Dizajnerja e modës Brianna Bana Bongolan pretendon në kallëzimin e saj se reperi e ka kërcënuar se do ta vriste.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, në padinë e saj thuhet se ai e kishte marrë atë në krahë dhe e kishte kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni i apartamentit të ish-partneres së tij Cassie në shtator 2016. Ndërkohë këto akuza janë mohuar nga Diddy.

 “Çdokush ka të drejtë të ngrejë një padi, pavarësisht se çfarë provash mund të ketë apo jo. Që nga viti i kaluar, zonja Bongolan ka shprehur synimin e saj për të paditur z. Combs dhe ka kërkuar përfaqësim ligjor për të ndjekur pretendimet e saj. Z. Combs i mohon kategorikisht këto akuza serioze dhe mbetet i bindur se përfundimisht ato do të provohen të pabazuara”, tha një zëdhënës ligjor i tij.

diddy brianna bana bongolan

Sondazh

Poll