Art&Argëtim

FOTO/ Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon me ironi balerini Kledi Kadiu: Më tregoni se kur do të bëhet funerali të bëj një përshëndetje të fundit

Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij.

1 Dhjetor 2024, 14:18 Nga M.B

 

FOTO/ Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon me ironi
Kledi Kadiu

ITALIA-Një media italiane ka publikuar një lajm të rremë për vdekjen e balerinit të njohur shqiptar, Kledi Kadiu. Artikulli me titullin provokues: “Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i Amicit largohet shumë shpejt: iku! Ata u përpoqën të bënin çdo gjë”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe mes ndjekësve të tij.

Kadiu ka reaguar menjëherë dhe me ironi përmes një postimi në “Instastory”.

“Më tregoni se kur do të bëhet funerali, kështu që të kaloj për të bërë një përshëndetje të fundit”, shkruan Kledi në postimin e tij.

FOTO/ Media italiane "e shpalli të vdekur", reagon me ironi

kledi kadiu

Sondazh

Poll