Art&Argëtim

Sherri i bujshëm në Pejë/ Dënohen me gjoba të majme Stresi, Noizy dhe Dj Crax! Ja shuma që duhet të paguajë secili

Bëhet me dije se tre reperët janë njohur sot me dënimin e tyre teksa janë paraqitur tek organet e ligjit në Pejë.

28 Nëntor 2024, 13:41 Nga ZH.LL
Sherri i bujshëm në Pejë/ Dënohen me gjoba të majme
3 reperet

PEJË- Tre reperët e njohur dhe ndër më të komentuarit, Stresi, Noizy dhe Dj Crax, kanë marrë dënimin pas përfshirjes në një skandal sherri pak muaj më parë.

Bëhet me dije se tre reperët janë njohur sot me dënimin e tyre teksa janë paraqitur tek organet e ligjit në Pejë. Bëhet fjalë për dënime monetare, ku konkretisht: Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro teksa DJ Crax me 5.000 euro.

Mësohet se menjëherë pas marrjes së dënimit, reperët u lanë të lirë.

Sherri i bujshëm pak muaj më parë në një diskotekë të Pejës ndaj Medi Isenit, çoi në arratinë e reperëve. Ndërsa, vetëm pak ditë më parë u njoftua se dy reperët Stresi dhe Noizy u vetëdorëzuan në polici. 

Noizy u arrestua në muajin gusht me kërkesë të Policisë së Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim të hënën lidhur me rrahjen e  Medi Isenin që kishte ndodhur më 1 gusht në një diskotekë në Pejë. Bashkë me Noizyn është arrestuar edhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari, i cili po ashtu ishte në kërkim. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë. Noizy u lirua pasi pagoi 2 mijë euro gjobë pranë gjykatës.

 

stresi noizy dj crax denim monetar

Sondazh

Poll